Këtu gjeni shembuj se si janë ndërtuar provimet për nivelin e caktuar. Do të informoheni për cilat kompetenca ju kërkohen dhe se si zhvillohet një provim. Propozimet model janë të ndara në module të veçanta (‘Leximi’, ‘Dëgjimi’, ‘Shkrimi’, ‘Folja’), pasi që provimet mund të zhvillohen edhe për module të veçanta.

Provime me dy module: Provime të cilat ofrohen në dy module përbëhen prej moduleve të shkrimi (Leximi, Dëgjimi, Shkrimi) dhe moduleve të fjalës (Folja).

Provime me katër module: Provimet e certifikatave ÖSD B1 dhe ÖSD C2 ofrohen në katër module të përbëra prej moduleve të leximit, dëgjimit, shkrimit dhe fjalës.

Gjithashtu, do t’ju ofrojmë lidhje me video që tregojnë procesin e një provimi për nivelin e caktuar. Gjithë propozimet model, materiale trajnuese shtesë dhe një test digjital për të vlerësuar nivelin tuaj aktual, i gjeni në faqen e internetit të ÖSD.